Telegrafi

Nuk dihet se kur do të normalizohet transporti ajror në Maqedoni

Ministria e Transportit dhe Lidhjeve u kujton qytetarëve se vendimi për mbylljen e “Aeroportit Ndërkombëtar të Shkupit” dhe aeroportit “Shën Apostull Pavle”në Ohër, si rezultat i pandemisë coronavirus është ende në fuqi.

Nga atje, ata bëjnë apel për të gjithë qytetarët që të përmbahen nga rezervimet e biletave dhe të mos ekspozohen ndaj kostove shtesë financiare, derisa Qeveria të marrë një vendim të ri.

“Ne do t’ju informojmë në kohën e duhur për të gjitha informacionet që lidhen me normalizimin e komunikacionit ajror”, thonë nga ministria në deklaratë, duke shtuar se vendimi për të pezulluar komunikacionin ajror nuk vlen vetëm për fluturimet shtetërore, ushtarake, spitalore, humanitare dhe ngarkesave pa udhëtarë.

Ministria e Transportit u bën thirrje qytetarëve që të ndjekin informacionin nga Qeveria, sepse në këtë moment nuk mund të parashikohet kur komunikacioni ajror për transportin e udhëtarëve të rikthehet në normalitet./Telegrafi/