Site icon Telegrafi

Nuk dihet fati i 3-vjeçarit në Durrës, prej pesë ditësh i zhdukur, nëna denoncoi gjyshërit

Prej pesë ditësh nuk dihet fati i 3-vjeçarit në ish-Kënetë të Durrësit. Ai u zhduk nga banesa e gjyshërve, ku nëna e kishte lënë të qëndronte disa orë.

Nëna e të miturit Ile Gjuni ka bërë denoncim në polici të shtunën e 13 prillit në orën 20:00. Ajo u ka rrëfyer uniformave blu se djalin e kanë marrë gjyshërit nga i ati dhe refuzojnë t’ia kthejnë. E dëshpëruar, nëna është lutur për të voglin e saj dhe ka kërkuar me ngulm gjetjen e tij, por deri më tani Policia e Durrësit ka dështuar ne kerkimet per gjetjen e tij.

Lexo po ashtu Historia e pazakontë e zhdukjes së fëmijës 3-vjeç në Durrës, reagon policia

Një ditë më parë, në një komunikatë për mediat, Policia e Durrësit tha se ka prangosur 60-vjeçarin Rexhep Gjunin, me akuzën e marrjes së padrejtë të fëmijës. Oficeret e policisë së Durrësit deri më tani kanë dështuar të zbërthejnë gjyshin për vendndodhjen e nipit. Po kaq në kërkim ëshë bashkëshortja e tij, e cila gjatë kontrolleve nuk është gjetur ne banesë. Besohet se gjyshja bashke me nipin janë larguar drejt Kukësit, ku ka origjinën familja Gjuni, ndaj është angazhuar dhe policia e Kukësit. Burimet thanë se janë kontrolluar disa banesa të të afërmeve në fshatrat e Kukësit e Hasit, por deri tani pa rezultat.

Dramën e rëndë familjare e ka rrëfyer 23-vjecarja Ile Gjuni, e cila një ditë më parë deklaroi se problemet me ish-vjehrrit kanë lindur pasi i vdiq bashkëshorti në aksident. Ajo ka shkuar të jetojë tek prindërit e saj po në zonën e ish-kënetës, ndërsa ish-vjehrrit vazhdimisht kërkonin kujdestarinë e 3-vjeçarit, gjë që nuk iu takon me ligj. Për të ulur tensionet ajo e çonte djalin tek gjyshërit gjatë fundjavave, por të shtunën ata kanë refuzuar ta kthejnë fëmijën e mitur, me pretendimin se do ta rrisin vetë. /Telegrafi/

Exit mobile version