Site icon Telegrafi

Nuk dihen motivet e vrasjes në Ferizaj, i dyshuari ndalohet për 48 orë  

Foto: Arkiv/Ilustrim

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda, ka bërë të ditur se i dyshuari për vrasjen e 30 vjeçarit në Ferizaj është ndaluar për 48 orë.

Prokuroria njofton motivet lidhur me këtë ngjarje ende nuk dihen, ndërsa, i dyshuari  “Q.J “ me vendim të Prokurorit të Shtetit, është ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, nën dyshimin për veprën penale “Vrasja e rëndë” nga neni 173 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Lexo po ashtu Vrasja e 30 vjeçarit në Ferizaj, i plagosur mbetet edhe i dyshuari – Policia shtiu në të pasi refuzoi urdhrat dhe drejtoi armën në drejtim të tyre

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ndaj të njëjtit, brenda afatit ligjor, do të paraqesë edhe kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën Themelore në Ferizaj

Ndryshe, sot në orët e hershme të mëngjesit 00:53 në rrugën “Rexhep Bislimi” në Ferizaj, tek marketi “Euro Market” kishte të shtëna me armë zjarri dhe sipas informacioneve të para dyshohet se personi me inicialet Q.J., ka shtënë me armë zjarri në personin tjetër me inicialet G.H., i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë. /Telegrafi/

Exit mobile version