Të hënën nga ora 10 deri në 15 në zonën e gjerë të Tetovës, është kryer kontrolli i veprimit ndaj shoferëve dhe qëndrimi i tyre ndaj këmbësorëve. Në këtë kontroll, janë zbuluar dhe sanksionuar gjithsej 21 shkelje, gjegjësisht po aq shoferë nuk u kanë dhënë këmbësorëve përparësi kalimi këmbësorëve, më së shumti në vendkalimet e shënuara të këmbësorëve.
Për të gjithë shoferët-shkelës janë përgatitur parashtresa përkatëse me gjoba në para që për këtë lloj shkeljeje, në përputhje me Ligjin për Sigurinë në Trafik, varion nga 200 deri në 250 euro në kundërvlerë në denarë, kurse për ata me që kanë marrë gjoba me vlerë të theksuar prej 250 euro, gjithashtu është paraparë masë mbrojtëse revokim i patentë shoferit nga tre muaj në një vit.
Përveç këtyre, janë sanksionuar edhe 12 lloje të tjera të shkeljeve të trafikut. Sektori i Punëve të Brendshme-Tetovë apelon shoferët që gjithmonë të kujdesen për këmbësorët dhe tju japin përparësi kalimi kurse këmbësorët të kujdesen që të mos kalojnë rrugët ku do të arrijnë, por ekskluzivisht në vendkalimet e shënuara dhe rregullisht t’u përmbahen sinjalizimeve ndriçuese në udhëkryq semaforëve./Telegrafi/