Në një intervistë të re, Pamela Anderson ka treguar për publikun pse nuk dëshiron më të grimohet.
Duke folur për revistën Elle, aktorja ka thënë se ka hequr dorë nga makijazhi për të pasur më shumë kontroll mbi dukjen e saj.
56-vjeçarja ka ndërruar vetullat dhe grimin e saj të hollë për një pamje natyrale, ndërsa theksoi se vendimin e mori në vitin 2019 kur grimierja e saj, Alexis Vogel, ndërroi jetë pas një beteje me kancerin e gjirit.
“Ka qenë më e mira. Dhe që atëherë e ndjeva se pa Alexis do ta kisha më mirë që të mos bëja makijazh”, ka rrëfyer Pamela.
Ajo e quajti dukjen e re “çlirimtare, argëtuese dhe pak rebele”, për të deklaruar se të gjithë duken paksa qesharakë ndërsa plaken dhe se i duket e pazakontë kur e sheh veten në pasqyrë.
Tutje ka thënë se më mirë do të preferonte të plaket sesa të përdorte botoks dhe filler. /Telegrafi/