Telegrafi

Nuk deshi t’i paguaj artikujt në arkë, punonjësi i marketit në Moskë e nokauton me vetëm një goditje blerësin (Video, +18)

Në një market në Moskë të Rusisë ka ndodhur një skenë e ngjashme me ato të filmave aksion të Hollywood-it, ku një punonjës ka nokautuar një blerës që u rrëzua në tokë pavetëdije.

Siç raportojnë mediat lokale, blerësi nuk kishte dashur t’i paguaj artikujt e marrë dhe kishte fyer punonjësen në arkë. Megjithatë, gjithçka ndryshoi kur në ndihmë i doli kolegu Fikret A. I, cili pa u menduar dy herë me një goditje të vetme me kokë e nokautoj klientin, transmeton Telegrafi.

Por, është interesant se si asnjë nga klientët tjerë nuk reagoi në këtë sulm të befasishëm, kurse kamerat e sigurisë kanë filmuar Fikretin duke e tërhequr zvarrë nga arka burrin që refuzoi t’i paguaj artikujt.

Përkundrazi ky djalë vazhdon të punoj në market, kurse blerësi raportohet të ketë përfunduar në spital, pas goditjes së marrë. /Telegrafi/