Telegrafi

Nuk deshi ta fikë cigaren para pompës së derivateve, punëtori ia mbushi trupin e veturën me shkumë të aparatit për fikjen e zjarrit (Video)

Kamerat e sigurisë të instaluara brenda një pompe të derivate kanë filmuar një moment të pazakontë.

Që nga publikimi i saj në internet ajo është bërë virale, dhe kjo për faktin se një djalë i ri i cili ndalet në këtë pompë për t’u furnizuar, del nga vetura me cigare në gojë, transmeton Telegrafi.

Dhe kur nëpunësi i afrohet dhe i kërkon me mirësjellje që ta fik pasi rrezikon jetën e të gjithëve që ishin aty, ai e injoron sikur të mos i kishte thënë asgjë.

Por, pasi që ky punëtor humb durimin, vendosë ta përdor një metodë të pazakontë që do ta mësoj këtë të ri se duhet respektuar kërkesat e tjerëve, e në veçanti kur bëhen fjalë jetë njerëzish.

Ai mori aparatin për fikje dhe ia drejtoi në fytyrë të riut me cigare në gojë, duke ia mbushur gjithë trupin por edhe veturën me shkumë për fikjen e zjarrit. /Telegrafi/