Kryebashkiaku socialist i Bashkisë së Kuçovës është dënuar me nëntë muaj burg nga Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO).
Hajdari kërkoi gjykim të shkurtuar në 10 janar, kur GJKKO vendosi të kalojë për gjykim dosjen ndaj tij, pas përfundimit të hetimeve të SPAK në 20 dhjetor 2023.
Ai akuzohej nga SPAK për ‘falsifikim të vulave, të stampave ose të formularëve’, më shumë se një herë, lidhur me mosdeklarimin e procesit gjyqësor ndaj tij në Greqi.
Kujtojmë se pak kohë më parë, Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve vendosi se nuk kishte arsye që Hajdarit t’i ndërpritej mandati i kryebashkiakut, pas kërkesave të vazhdueshme të opozitës dhe të ish-kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Lefter Maliqi.