Site icon Telegrafi

Nuk deklaroi 18,500 paund në Rinas, ndalohet rumuni

Policia kufitare e Rinasit ka proceduar penalisht një shtetas rumun pasi nuk kishe deklaruar shumën prej 18,500 paund që kishte me vete.

“Shërbimet e Policisë Kufitare Rinas, në vijim të kontrolleve të shtuara, të bazuara në analizën e riskut, për evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive, në hyrje të RSH-së, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll të detajuar, shtetasin rumun A. C. Gjatë kontrollit fizik, këtij shtetasi iu gjetën 18 500 paund të cilat ai nuk i kishte deklaruar në kufi, siç e përcakton ligji”, sqaron policia.

Shuma e parave u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale u referuan në Prokurori, në ngarkim të shtetasit rumun A. C., 32 vjeç, banues në Angli, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”. /Telegrafi/

V

Exit mobile version