Site icon Telegrafi

Nuk bie dakord me Trump, jep dorëheqje diplomati amerikan në Kinë

Një diplomat i lartë në ambasadën amerikane në Pekin ka dhënë dorëheqje, për shkak se nuk kishte rënë dakord me politikën e Presidentit Donald Trump për ndryshimet klimatike.

Departamenti i Shtetit tha se zëvendës shefi i misionit David Rank, kishte dhënë dorëheqjen.

Mediat amerikane njoftuan se ai dha dorëheqjen lidhur me vendimin e diskutueshëm të zotit Trump javën e kaluar se SHBA ishte tërhequr nga marrëveshja e Parisit.

Vendimi, i cili sipas Trump do të mbronte ekonominë amerikane, u kritikua në mbarë botën.

Exit mobile version