Të gjithë ata burra që ndonjëherë kanë menduar se gratë e ekzagjerojnë me dhimbjet e lindjes së fëmijëve, videoja e publikuar më poshtë do t’i bëjë të mendojnë më mirë.
Një burrë nga Wales së fundmi ka dalë vullnetarë për një eksperiment, i cili përmes disa pajisjeve simulojnë dhimbjet e lindjes së foshnjës, transmeton Telegrafi.
Videoja treminutëshe shfaq një burrë i ulur me disa elektroda të ngjitura në bark, të cilat i sjellin dhimbje të mëdha sikurse ato të lindjes së një foshnje.
“Në fillim dukej sikur po qeshte, por pas disa sekondave gjërat ndryshuan – filluan t’i rrjedhin lotët nga dhimbjet e mëdha”, ka deklaruar gruaja e tij.
Që kur kjo video është publikuar në internet është shikuar nga mijëra persona, ndërsa burri që nuk besonte në fjalët e gruas që dhimbjet e lindjes së foshnjës janë të pakrahasueshme, pranoi se tani mendon ndryshe. /Telegrafi/