Site icon Telegrafi

Nuk i besojnë Prokurorisë, dyshojnë se do të pastrohen listat e veteranëve (Video)

Veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, nuk i besojnë Prokurorisë që do të merret seriozisht me pastrimin e listave.

Kryetari i Këshillit për Mbrojtjen e Veteranëve të UÇK-së, Xhevdet Qeriqi, ka thënë për Tribuna Channel, se nuk presin ndonjë rezultat nga Prokuroria pasi, siç tha ai, ky institucion kontrollohet nga Qeveria.

Nga Prokuroria thonë se hetimet janë duke vazhduar në prokuroritë kompetente dhe se për këtë nuk mund të bëhen të ditura detaje të tjera.

Exit mobile version