Pas vdekjes tragjike të Lisa Lopes në një aksident komunikacioni në vitin 2002, koleget e saja nga grupi TLC ndërprenë aktivitetin muzikor.
Në fakt, asokohe ato ia kushtuan një album asaj me titullin “3D”, por që nuk ishte as pranë popullaritetit të albumit “FanMail” nga viti 1999.
Dhe tani, pas kaq shumë vitesh, ato janë të gatshme që të incizojnë albumin e ri.
Menaxheri Bill Diggins ka njoftuar se pas 14 vitesh pauzë, Tionne T-Boz Watkins dhe Rozonda Chilli Thomas kanë përgatitur 15 këngë të reja, të cilat do t’i sjellin për fansat e tyre.
Pasi të publikohet albumi, vajzat do të nisen edhe në një turne koncertesh. /Telegrafi/