Site icon Telegrafi

“Nuk bëj foto me djemtë që i lyejnë thonjtë”, Mayweather i reagon fansit që e quajti “homofob”

Legjenda e boksit Floyd Mayweather hodhi poshtë kërkesën e një fansi për një foto për shkak të “thonjve të lyer”.

Tifozi në fjalë u përpoq të bënte një fofo me Mayweather pas fitores së Memphis Grizzlies ndaj Los Angeles Clippers të hënë në mëngjes (sipas kohës tonë lokale).

Megjithatë, Mayweather e refuzoi në mënyrë tronditëse kërkesën për fotografim pasi vuri re “thonjtë e lyer” të fansit dhe truproja e tij i tha fansit të largohej.

“Ju keni lyer thonjtë, unë nuk bëj foto me djem me thonjtë e lyer”, thotë Mayweather në një video të siguruar nga TMZ .

Tifozi mund të dëgjohej duke e quajtur Mayweather një “homofob” dhe dukej dukshëm i mërzitur me mënyrën se si legjenda e boksit e trajtoi situatën.

Ai tha: “Floyd nuk dëshiron të bëjë një foto me mua sepse thonjtë e mi janë të lyer. Bruh, vërtet?!”.

Fansi dërgoi një foto të thonjve të tij në TMZ, të cilët ishin të ngjyrosur në të zezë.

Dëshmitarët i thanë mediumit se Mayweather nuk kishte probleme me të, duke bërë foto me njerëz të tjerë të pranishëm pas përballjes mes Grizzlies dhe Clippers. /Telegrafi/

https://twitter.com/___Tudg/status/1452706052487663633?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1452706052487663633%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.sportbible.com%2Fboxing%2Ffloyd-mayweather-rejects-male-fans-pic-request-due-to-painted-nails-20211025

Exit mobile version