Liderit të Partisë Maori në Zelandën e Re, i është ndaluar hyrja në Parlamentin e këtij vendi – krejt kjo pasi që nuk barte kravatë.
Deputeti mund të parashtroj pyetje në foltore dhe të debaton nëse ka të vendosur kravatë, transmeton Telegrafi.
Kryeparlamentari Trevoc Mallard, dy herë ia ka mohuar të drejtën Rawiri Waititit të parashtrojë pyetje, transmeton Telegrafi.
“Nuk ka të bëjë me kravatë, por më shumë me identitetin kulturor”, iu kundërpërgjigj Waitit kolegut të tij.
Megjithatë kur tentoi për herë të dytë të marrë fjalën, ai është urdhëruar që të largohet nga salla e Parlamentit. /Telegrafi/