Telegrafi

Nuk arriti t’i mbijetojë sëmundjes, vdes 23-vjeçari në Francë – familja kërkon ndihmë për kthimin e kufomës në Kosovë

Në spitalin e Strasbourg-ut në Francë, ka ndërruar jetë Shkelzen Kasumi nga Vushtrria.

23-vjecari kishte shkuar për trajtim, por që nuk ka arritur t’i mbijetojë sëmundjes.

Familja e Shkelzen Kasumit, kërkon ndihmë nga bamirësit që të kthehet kufoma.

“Sot me 29/01 vdiq Shkelzen Kasumi 23 vjeç ne spitalin e Strasbourg-ut. Ishte ardhur te shërohet por nuk i mbijetojë sëmundjes. Familja qe gjendet në Kosovë kërkon ndihmën nga çdo bamirës që t’ua kthejmë kufomën”, thuhet në njoftimin e bërë nga Shoqata Kulturore Shqiptare Strasbourg-Kehl.

Shoqata bën të ditur se ndihmat do të pranohen nga Ragip Ademi (daja) kontakti: +33 6 05 54 30 06  dhe se afati i fundit është të shtunën ora 18:00. /Telegrafi/