Në spitalin e Strasbourg-ut në Francë, ka ndërruar jetë Shkelzen Kasumi nga Vushtrria.
23-vjecari kishte shkuar për trajtim, por që nuk ka arritur t’i mbijetojë sëmundjes.
Familja e Shkelzen Kasumit, kërkon ndihmë nga bamirësit që të kthehet kufoma.
“Sot me 29/01 vdiq Shkelzen Kasumi 23 vjeç ne spitalin e Strasbourg-ut. Ishte ardhur te shërohet por nuk i mbijetojë sëmundjes. Familja qe gjendet në Kosovë kërkon ndihmën nga çdo bamirës që t’ua kthejmë kufomën”, thuhet në njoftimin e bërë nga Shoqata Kulturore Shqiptare Strasbourg-Kehl.
Shoqata bën të ditur se ndihmat do të pranohen nga Ragip Ademi (daja) kontakti: +33 6 05 54 30 06 dhe se afati i fundit është të shtunën ora 18:00. /Telegrafi/