Telegrafi

Nuk arriti të shënonte ndaj Dinamo Kiev, Batshuayi fajëson këpucët e tij sportive

Fenerbahce si mysafire mposhti Dinamo Kievin me rezultat 2-0 në xhiron e fundit të Ligës së Evropës dhe siguroi një vend në 1/8 e Ligës së Evropës.

Pas ndeshjes ka reaguar sulmuesi i Fenerbahces, Michy Batshuayi, i cili u largua nga loja në minutën e 65-të.

Qendërsulmuesi belg nuk shënoi gol, kështu që në fund të lojës ai fajësoi – ‘Adidasin’.

“E vetmja arsye që nuk shënova sonte”, shkruhet në postimin e sulmuesit belg, i cili njihet për postimet e tij humoristike.

Në foto është këpuca e tij sportive e shqyer.

Batshuayi ka shënuar 26 gola në 47 paraqitje për kombëtaren belge dhe këtë verë ai kaloi te Fenerbahce./Telegrafi/