Telegrafi

Nuk arriti të fotografohej më trofeun e LK, por Nusret i takoi personalitetet sportive në hotel pas finales

(Foto: Twitter/Instagram/nusr_et)

Shefi i njohur turk i kuzhinës, Nusret Gokce, është shfaqur në ndeshjen finale të Ligës së Kampionëve, ndërsa fotografia e tij, në të cilën duket nervoz në zonën VIP të stadiumit, është bërë hit në rrjetet sociale.

I famshmi Salt Bae kishte marrë një biletë VIP dhe shumëkush beson se kishte planifikuar t’i bashkohej ekipit fitues në fund të finales, ashtu siç kishte bërë në Kampionatin Botëror në Katar.

Megjithatë, plani i tij potencial duket të ketë dështuar, ashtu që përdoruesit e rrjeteve sociale nuk kanë hezituar të tallen më të në postime.

(Foto: Instagram/nusr_et)

Sidoqoftë, ai nuk është dorëzuar dhe është paraqitur në hotelin ku ndodheshin lojtarët e Manchester Cityt.

Lexo po ashtu Salt Bae përjashtohet nga një tjetër turne i madh, pas veprimeve të shëmtuara në Botëror

Teksa po hanin mëngjesin bashkë, Gokce e ka shfrytëzuar rastin për të bërë fotografi me personalitete të shumta të futbollit, si edhe me drejtuesit e klubit të drejtuar nga Khaldoon Al Mubarak. /Telegrafi/

(Foto: Instagram/nusr_et)

 

(Foto: Instagram/nusr_et)

 

(Foto: Instagram/nusr_et)

 

(Foto: Twitter)