Site icon Telegrafi

Nuk arritën të përmbushin objektivat e shitjes, tre menaxherë të kompanive kineze “rrahin me rrip punonjësit, i detyrojnë të pinë urinë dhe të hanë insekte” (Video)

Tre menaxherë të disa kompanive në jugperëndim të Kinës, janë shoqëruar për në stacionin e policisë, për shkak të mënyrës së pazakontë që kishin zgjedhur për të ndëshkuar punonjësit e tyre.

Punëtori i  një kompanie në Zunyi në provincën kineze Guizhou, ka deklaruar se punonjësit janë goditur me rrip, detyruar me dhunë të pinë urinë dhe të hanë insekte, për shkak se nuk kishin arritur objektivat e shitjes, transmeton Telegrafi.

Policia lokale ka filluar hetimet pas publikimit të një video në internet, ku shfaqen disa burra që rrahen nga shefat e tyre me rrip në prezencë të punonjësve tjerë. Në një video tjetër ata detyrohen me dhunë të pinë një lëng me ngjyrë të verdhë që dyshohet të jetë urinë, derisa me njërën dorë e mbanin të mbyllur hundën.

Metoda tjera ekstreme të ndëshkimit ndaj punëtorët që nuk arritën të argëtojnë të hyrat e parapara për kompaninë përfshijnë gjunjëzimit, ngrënien e mustardës dhe rruarjen e kokës.

Dy nga menaxherët e kompanive të identifikuar si Guo dhe Cai kanë qëndruar në paraburgim për 10 ditë, derisa i treti i identifikuar si Huang ka qëndruar në paraburgim për pesë ditë në stacionin e policisë në Honghuangang. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=d6GKhhgIk5g

Exit mobile version