Telegrafi

Nuk arrin të shkojë në maternitet: Nëna publikoi videon e pabesueshme të lindjes së fëmijës në veturë

Nëna e tre fëmijëve, Deshai Fudd përshkroi përvojën e pabesueshme të lindjes në një veturë ndërsa ajo dhe bashkëshorti i saj shkonin në spital.

Siç ka shpjeguar ajo në videon e publikuar, në autostradë ka pasur kolona të gjata të veturave dhe shumë shpejt e kanë kuptuar se nuk do të arrinin në kohë në spital.

Edhe pse lindja në veturë në mes të autostradës dukej si një detyrë e pamundur, ata nuk kishin zgjidhje tjetër.

“Kemi ngecur në trafik dhe na është dashur të ndalojmë policinë sepse na duhej një eskortë që të shkojmë në spital sa më shpejt të jetë e mundur”, ka shkruar ajo në përshkrimin e videos, në të cilën shihet një vajzë e porsalindur duke u mbajtur fort në krahët e saj.

Videoja e pabesueshme e lindjes u bë virale në një kohë të shkurtër dhe deri më tani është parë nga mbi 12 milionë njerëz.

“E pabesueshme, lavdërime për ju. Ti je një supergrua”, “Kjo është vetëm një provë që femrat mund të bëjnë gjithçka”, janë vetëm disa nga komentet e njerëzve që e admiruan këtë mama të guximshme. /Telegrafi/

@deshaifudd Storytime of my Daughters delivery! #fyp #foryoupage #tiktok #explore #baby #babyfever #laboranddelivery #birthstory #birthstorytime #labor #pregnant #newborn #newbabyborn #family #storytime ♬ You Are My Sunshine – Kina Grannis