Site icon Telegrafi

Nuhiun e kënaq fitorja ndaj Llapit: Drita dëshmoi se ka cilësi

Goli i Astrit Fazliut në minutën e 74’ ka zhbllokuar rezultatin e “ngrirë” në fushën e ngrirë të qytetit në Gjilan, ku Drita gjeti një fitore me shumë vlera ndaj Llapit.

Kampioni aktual triumfoi me shifrat 1:0, duke u përgjigjur në mënyrën më të mirë pas dy humbjeve radhazi ndaj Prishtinës në Superkupë e Kupë.

Trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu, është shprehur shumë i kënaqur me futbollistët e tij.

“Të bësh një ndeshje të tillë në kushte të jashtëzakonshme, duhet të kesh shumë cilësi dhe Drita dëshmoi që ka cilësi”, deklaroi Nuhiu për Art Sport.

Skuadra tregoi karakterin dhe shpirtin luftarak duke luftuar shumë në këto kushte. Sot ekzistoi dëshirë e madhe për t’u rikthyer te fitoret”.

“E kishim përgatitur ndeshjen ta mbajmë Llapin larg portës tonë dhe ia dolëm mirë”.

“Brdarovski? Është dëmtuar por s’kemi biseduar ende me mjekët. Mbetet të shihet në ditët në vazhdim”, shtoi Nuhiu. /Telegrafi/

Exit mobile version