Site icon Telegrafi

Nuhiu vlerëson portierin Maloku në fitoren ndaj Malishevës

Trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu, është ndarë i kënaqur me fitore, ndërsa e ka vlerësuar, portierin Faton maloku për pritjen e një penalltie.  

Drita fitoi si mysafir me rezultat 4-2 ndaj Malishevës, në ndeshjen e javës së tetë të Superligës në futboll.

“E filluam mirë ndeshjen. Pas pranimit të golit, pritja e penalltisë nga Faton Maloku ishte vendimtare”.

“Jam i kënaqur me angazhimin e lojtarëve, por duhet të përqendrohemi dhe të vazhdojmë të punojmë gjatë këtij pushimi ku do të ketë ndeshje të përfaqësueseve”.

“Pushimin do ta shfrytëzojmë për t’i përmirësuar disa gjëra brenda grupit dhe për të qenë edhe më bindës në ndeshjet e radhës”, ka thënë Nuhiu.

Pas kësaj fitoreje Drita mbetet lider me 17 pikë, duke krijuar një ecuri pozitive prej pesë fitoreve dhe dy barazime. /Telegrafi/

Exit mobile version