Drita ka marrë tri pikë të mëdha pasi ka mposhtur Prishtinën në kryeqytet me rezultat 0-1.
Goli i Marko Simonovskit në minutën e 36-të ka qenë vendimtar në këtë takim për t’i dhënë tri pikët gjilanasve.
Ka qenë një ndeshje jashtëzakonisht interesante dhe shumë e luftuar nga të dyja skuadrat, ku në fund Drita arriti fitoren.
Trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu ka përgëzuar futbollistët e tij për këtë fitore, teksa tha se vendosja taktike në fushë ishte deçizive për t’i marrë tri pikët.
“Dua të përgëzojë djemtë për grintën dhe për luftën që zhvilluan në fushë. U vendosëm mirë taktikisht dhe nuk lejuam kundërshtarin të na rrezikojë”.
“Futbollistët janë më meritorët për këtë fitore. Kemi krijuar shumë raste si në pjesën e parë ashtu edhe në të dytën dhe me meritë e morëm fitoren në kryeqytet. Ishim shumë të disiplinuar duke ditur se Prishtina ka cilësi. Përveç atij goli kemi mundur të shënojmë edhe më shumë, por rëndësi kanë tri pikët”, deklaroi Nuhiu.
Me këtë fitore, Drita zë vendin e tretë në tabelë me 31 pikë, dy më pak se Ballkani, derisa Prishtina mbetet në vendin e pestë me 24 pikë. /Telegrafi/