Telegrafi

Nuhiu vazhdon me gola, tani i shënon edhe Sunderlandit

Atdhe Nuhiu ka vazhduar me gola në Championshpin anglez.

Sulmuesi shtatlartë i Përfaqësuese së Kosovës ka arritur ta gjejë rrjetën në fitoren e skuadrës së tij Sheffield Wednesday ndaj Sundeland (3-1).

Nuhiu e shënoi golin e tretë në këtë takim duke ia siguruar fitoren skuadrës së tij.

Ky është goli i tij i shtatë në Championship.

Ai shënoi në minutën e 75-të me kokë në afërsia .

Nuhiu luajti në këtë ndeshje nga fillimi në fund, duke mos u zëvendësuar, pasi tashmë e ka fituar edhe besimin e trajnerit.

Sulmuesi është pjesë e Kosovës dhe tubohet në çdo ndeshje që përfaqësuesja  jonë e zhvillon, shpesh herë duke qenë zgjedhja e parë për sulmin. /Telegrafi/