Atdhe Nuhiu ka vazhduar me gola në Championshpin anglez.
Sulmuesi shtatlartë i Përfaqësuese së Kosovës ka arritur ta gjejë rrjetën në fitoren e skuadrës së tij Sheffield Wednesday ndaj Sundeland (3-1).
Nuhiu e shënoi golin e tretë në këtë takim duke ia siguruar fitoren skuadrës së tij.
Ky është goli i tij i shtatë në Championship.
Ai shënoi në minutën e 75-të me kokë në afërsia .
Nuhiu luajti në këtë ndeshje nga fillimi në fund, duke mos u zëvendësuar, pasi tashmë e ka fituar edhe besimin e trajnerit.
Sulmuesi është pjesë e Kosovës dhe tubohet në çdo ndeshje që përfaqësuesja jonë e zhvillon, shpesh herë duke qenë zgjedhja e parë për sulmin. /Telegrafi/
3-1 (Atdhe Nuhiu) #swfc #safc pic.twitter.com/qCh95uoGqz
— WAWAW (@JosIsOurKing) April 2, 2018