Ballkani ka fituar derbin e javës së 13-të në BKT Superligën e Kosovës ndaj Dritës me rezultat 2-0.
Suharekasit dominuan ndeshjen dhe falë dy golave nga Solomon triumfuan në derbi ndaj Dritës.
Trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu e ka uruar Ballkanin për fitore, por mendon se suharekasit nuk ishin më të mirë.
“Ia uroj fitoren Ballkanit por asnjëherë nuk ishte më e mirë se na. I përgëzoj djemtë për fitoren, në dy momente nuk ishim të përqendruar dhe u gjendem në disavantazh”,tha Nuhiu për Art Sport
Tutje trajneri i Dritës deklaroi se mbrojtësi i djathtë, Përparim Islami ka bërë një punë të mirë ndaj Ballkanit.
“Çdo futbollist është i rëndësishëm, mendoj se Përparim Islami kreu një punë të mirë sot. U munduam që të përdorim të gjitha forcat në kundërsulm. Kundërshtari ishte në formë të mirë dhe nuk na lejoi të luajmë lojën tonë”.
“Do t’i shfrytëzojmë këto ditë të pushimit për t’u përgatitur sa më mirë në vazhdimësinë e kampionatit”, u shpreh Nuhiu. /Telegrafi/