Drita e ka regjistruar fitoren e tretë të sezonit duke triumfuar si mysafir i Drenicës me dy gola epërsi.
Falë këtij triumfi, ‘Intelektualët’ janë ngritur në kuotën e 11 pikëve, pasi kanë edhe dy barazime, ndërsa ndajnë pozitën e parë me Ballkanin.
Trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu, ka thënë se secilën fitore ua dedikojnë tifozëve, ndërsa lojtarët e tij i ka përgëzuar për angazhimin e përbashkët.
Ai ka theksuar se pozicionimi ka qenë shumë i mirë duke mos u lënë hapësirë lojtarëve kundërshtarë.
Fitorja, sipas trajnerit, është meritë e futbollistëve dhe ua ka dedikuar ‘Intelektualëve’ që i kanë mbështetur gjatë gjithë ndeshjes. /Telegrafi/