Telegrafi

Nuhiu: U mposhtëm kur tentuam të fitonim, gabime të tilla ndodhin

Drita është mposhtur në udhëtim ndaj Dukagjinit, duke humbur me rezultat minimal 2-1.

Pas takimit, trajneri Ardian Nuhiu është prononcuar për media.

“Realisht sot pamë një ndeshje të luftuar nga të dy skuadrat. Pjesa e parë ishte më e mirë për ne, u munduam që të fitojmë ndeshjen kur Dukagjini mbeti me një lojtar më pak”.

“Në momentin që e kërkon golin me çdo kusht, mund të bëjmë ndonjë gabim në mbrojtje – dhe një gjë e tillë ndodhi”.

“Nuk do të bëjmë numërime e kalkulime në fillim të kampionatit. Duhet të shohim përpara, kampionati është i gjatë. Ne duhet të ulim kokën dhe të punojmë”.

“Nuk diskutohet që duhet të mobilizohemi për takimin ndaj Prishtinës, duhet të jemi bashkë si asnjëherë më parë. Duhet të analizojmë kundërshtarin e radhës që të kthehemi te fitorja”, ka thënë trajneri Nuhiu. /Telegrafi/