Telegrafi

Nuhiu: Titullin ua dedikojmë tifozëve

Ardian Nuhiu është deklaruar pas humbjes ndaj Ballkanit në xhiron e fundit të Superligës së Kosovës me rezultat 2-1.

Trajneri i Dritës ishte i lumtur me suksesin e skuadrës së tij, pasi arritën të shpallen kampion të elitës së futbollit të kosovar, derisa kjo disfatë nuk ishte e hidhur për ta.

“Thjeshtë nuk kam fjalë të përshkruajë, është fantastike, urojë gjithë futbollistët, presidentin, tifozët e Dritës”, ka thënë Nihuiu për Super Sport Kosova.

Lexo po ashtu Drita merr trofeun e Superligës në duar - pamje nga festa e tyre në Suharekë

“Më vjen keq që tifozët nuk i kishim në stadium, por edhe pse ishin jashtë ata ishin me ne”.

“Futbollistët ishin më meritorët për trofe, sepse lan ‘shpirtin’ në fushë”.

“Një kampionat i vështirë, sepse kishim katër kundërshtar dhe çdo ndeshje ishte si finale, dhe mendojë që e kemi merituar. Këtë titull ia dedikojë tifozëve tanë, familjes time”, përfundoi ai.

Drita e mbylli këtë edicion në vendin e parë me 68 pikë, aq sa kishte edhe Gjilani në të dytin, por që përballjet direkte përcaktuan triumfuesin. /Telegrafin/