Telegrafi

Nuhiu thotë se i pëlqeu mentaliteti i futbollistëve të tij në sfidën ndaj Ferizajt

Drita ka marrë fitore të vështirë ndaj Ferizajt me rezultat minimal 1-0.

Gjilanasit golin e fitores e gjetën në fund të ndeshjes, kur realizoi Besnik Krasniqi nga penalltia.

Vendasit vuajtën shumë në këtë sfidë ndaj Ferizajt që u mbrojt jashtëzakonisht mirë.

Trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu ka thënë se i pëlqeu mentaliteti i skuadrës për të luftuar deri në fund, ani pse e pranon se në futboll nuk ka ndeshje të lehtë.

“Në futboll nuk ka ndeshje të lehtë, por mund ta bësh të lehtë. Më pëlqeu mentaliteti i skuadrës. Futëm në vështirësi kundërshtarin që kishte ardhur me qëllime të veta. Menaxhuam pjesën e kundërsulmit, ishim kërkues, dhe kjo na u shpërblye me tri pikë”, deklaroi Nuhiu.

“Të gjithë futbollistët janë angazhuar. Ajzeraj i dha freski ekipit, dhe jo vetëm ai, por të gjithë që u futën në pjesën e dytë. Kërkuam që ta fitonim ndeshjen”, ka thënë trajneri shkupjan i Dritës.

Me këtë fitore Drita vazhdon në krye të tabelës me 30 pikë, derisa Ferizaj mbetet në fund me vetëm tetë pikë pas 12 xhirove. /Telegrafi/