Trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu, ka thënë pas fitores ndaj Dukagjinit se skuadra e tij mundet edhe më shumë.
Drita fitoi me rezultat minimal 1-0 ndaj Dukagjinit në kuadër të javës së dytë të Albi Mall Superligës së Kosovës.
“Ishte mëkat të mos e fitonim këtë ndeshje. Kemi krijuar shumë, kemi pasur shumë raste. Ishim agresiv duke mos e lejuar kundërshtarin të na rrezikojë në asnjë moment”.
“Është fillimi i kampionatit dhe ishte e rëndësishme të fitonim. Djemtë dhanë maksimumin”.
“Mungonte finalizimi për ta rritur epërsinë. Megjithatë, nga ndeshja në ndeshje, skuadra do ta kap formën e vet”, ka thënë Nuhiu.
Drita ka katër pikë pas dy javësh./Telegrafi/