Zëvendësministri i policisë, Agim Nuhiu në një postim në profilin e tij zyrtar në Facebook ka njoftuar se janë siguruar 160 vende për policë shqiptarë, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Nuhiu thotë se përfaqësimi i drejtë ndihmon policinë në ndërtimin e kapaciteteve dhe plotësimin e nevojave të të gjithë qytetarëve për siguri dhe drejtësi. Poashtu, Nuhiu ka theksuar se sigurimi mbi 160 vende policë shqiptarë është edhe detyrim kombëtar dhe duhet që të mbështeten vlerat dhe fryma e Marrëveshjes Kornizë të Ohrit në çdo segment të MPB-së. /Telegrafi/