Në pjesën e tretë të Programit 200, i ftuar ishte zv. ministri i Drejtësisë, Agim Nuhiu, me të cilin u zhvillua biseda në lidhje gatishmërinë e shtetit për tu dalë në ndihmë viktimave të dhunës familjare.
Nuhiu theksoi se pavarësisht numrit të madh të denoncimeve në polici, një numër shumë i vogël përfundon në gjykatë.
“Që nga viti 2016 kemi regjistruar 846 krime, që kanë të bëjnë kryesisht me dhunën në familje, për të arritur në vitin 2022, kur këto vepra janë rritur në 1129 dhe në këtë drejtim ka paraqitje. Fakti që na shqetëson është se vetëm një e treta e denoncimeve në polici kthehen në proces gjyqësor.
A do të thotë kjo se, shteti po dështon këtu? Kemi rritje të numrit të viktimave…?
Dhe pikërisht këtë dua të them se ne kemi dështuar këtu, sepse në radhë të parë nuk kemi dhënë mbështetje financiare, atë që përmenda më herët dhe është qëllimi i këtij ligji që është temë e këtij debati, sepse do të duhet të ketë asistencë për të trokitur në dyert e shtetit, pavarësisht faktit tjetër që kemi 34 qendra të Ministrisë së Drejtësisë që ofrojnë edhe ndihmë juridike falas për këtë kategori”, tha zv/ ministri i Drejtësisë, Agim Nuhiu./Alsat/