Site icon Telegrafi

Nuhiu: Prishtina nuk na rrezikoi shumë, kemi mundur ta fitojmë takimin

Drita barazoi pa gola në shtëpi ndaj Prishtinës në kuadër të javës së tetë në BKT Superligën e Kosovës.

Derbi i kësaj jave nuk prodhoi gola, por që në këtë sfidë debutoi Besart Berisha, e që do të jetë një vlerë e shtuar në futbollit tonë, duke ditur për karrierën e pasur që ka.

Trajneri nga Shkupi, Nuhiu, vlerëson se skuadra e tij ishte më dominuese në këtë përballje, por i mungoi fati.

Lexo po ashtu Nuk ka fitues në derbin e Superligës: Drita dhe Prishtina i ndanë pikët - debutoi Besart Berisha

“Mendoj që derbi e arsyetoj këtë epitet, pasi ishte i luftuar nga të dy skuadrat. Kundërshtari nuk arriti të na rrezikoi shumë”, ka thënë ai pas ndeshjes për Art Sport.

“Kishim raste më të mira shënimi por nuk arritëm t’i konkretizonim. Ishte ndeshje e taktizuar, ku kemi pritur gabimin për t’i ndëshkuar kundërshtarët”.

“Kemi mundur ta fitojmë ndeshjen, por nuk e arritëm një gjë të tillë”, deklaroi Nuhiu.

Skuadra e tij është pa fitore në tri xhirot e fundit. /Telegrafi/

Exit mobile version