Lufta kundër gjitha llojeve të krimit është një nga prioritetet strategjike dhe detyrat e qeverisë, para se gjithash e Ministrisë së Punëve të Brendshme. Fatkeqësisht nuk ka kriminel pa përdorimin e armës. Drejtpërdrejtë ose indirekt, arma është fillimi dhe fundi i gjitha veprave penale.
Këtë mes tjerash e deklaroi zv.ministri i Punëve të Brendshme, Agim Nuhiu, në konferencën e sotme rajonale për kontrollin e armëve, që u mbajt në Podgoricë të Malit të Zi, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Veçanërisht është e rëndësishme të vendoset sistem adekuat për evidentimin dhe kontrollin e amrëve, i cili do të ndihmojë në procedurat e mëtejshme për gjetjen e armës, me të cilën eventualisht është kryer vepër penale”, tha Nuhiu.
Duke prezantuar aktivitetet e Policisë së Maqedonisë në lidhje me kontrollin e armëve të lehta dhe rënnda, Nuhiu tha se urgjentisht duhet intensifikimi i bashkëpunimit si në nivel rajonal, po ashtu edhe më gjerë./Telegrafi/