Trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu ka përgëzuar futbollistët e tij, pavarësisht humbjes në shtëpi nga Prishtina.
Drita u mposht me rezultat 2-1 në shtëpi nga Prishtina, në ndeshjen derbi të vlefshme për javën e 12-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.
Kjo humbje erdhi në minutat shtesë, edhe pse Drita ishte afër të merrte tri pikët me një lojtar më pak, pas daljes me të kuq të Ron Brojës në minutën e 60-të.
Megjithatë, Nuhiu ka përgëzuar lojtarët e tij për ndeshjen, edhe përkundër humbjes.
“Djemtë treguan karakter”, ka thënë fillimisht trajneri i Dritës pas ndeshjes.
“Ndaj Prishtinës nuk është e lehtë të luash me një lojtar më pak nga minuta e 60-të”.
“Arritëm të shënonim golin, por nuk arritëm të menaxhonim lojën dhe epërsinë e krijuar. Na mbetet të fokusohemi tek ndeshjet e tjera”, përfundoi Nuhiu. /Telegrafi/