Telegrafi

Nuhiu pas barazimit me Prishtinën: Kundërshtari na kishte analizuar mirë

Trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu, ka thënë se pjesa e dytë e Dritës ishte shumë më e mirë.

Ai theksoi se Prishtina kreu detyrën me sukses në pjesën e parë, duke thënë se e kishte analizuar mirë Dritën.

Prishtina dhe Drita në ndeshjen e mbetur të xhiros së tretë barazuan pa gola.

“Realisht në pjesën e parë nuk arritëm të dilnim në lojën tonë. Prishtina na ka analizuar dhe nuk na la të krijojmë asgjë”.

“Në pjesën e dytë pamë një ndeshje shumë të mirë, me shumë raste. Kishim më shumë se Prishtina realisht, por nuk arritëm të realizonim gol. Tani duhet të fokusohemi në ndeshjen e radhës”.

“Gjatë gjithë ndeshjes, edhe në pjesën e parë, u thosha futbollistëve të dalim te loja jonë. Ishim në ecuri të mirë të rezultateve. Por, kundërshtari nuk na la të dilnim te loja jonë. Në pjesën e dytë patëm qarkullim më të madh të topit. Mungoi realizimi për të shkuar te goli”, ka thënë Nuhiu./Telegrafi/