Site icon Telegrafi

Nuhiu – OJQ-të: Cilësia e shërbimeve rritë besimin e qytetarëve në policinë e Maqedonisë

Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Nuhiu, sot realizoi takim me përfaqësues të disa organizatave joqeveritare të Maqedonisl, të cilët shquhen në fushën e të drejtave të njeriut, njofton Telegrafi Maqedoni.

Në takim u bisedua se si Ministria e punëve të brendshme, si një ndër institucionet më të rëndësishme në vend, dhe e cila ka kontakte të përditshme me qytetarët, mund të kontribuojë për përmirësimin dhe avansimin e të drejtave të tyre.

Roli i policisë në zhvillimin dhe respektimin e të drejtave të njeriut është shumë i rëndësishëm në këto kohë turbulente, theksuan bashkëbiseduesit gjatë takimit.

Gjithashtu, në takim u diskutua edhe për mënyrat se si mund të përmirësohet funksionimi i shërbimeve në Ministri, për dhënien e dokumenteve personale. Sipas përfaqësuesve të organizatave civile dhe sipas ministrit Nuhiu, rritja e efikasitetit dhe fleksibilitetit të këtyre shërbimeve, do të kontribuojë konsiderueshëm në rritjen e besimit të qytetarëve ndaj policisë.

Sektori civil dhe institucionet shtetërore duhet të jenë partnerë dhe në këtë mënyrë do të kontribuojnë për përmirësimin në fushën e të drejtave të njeriut, theksoi ministri Nuhiu./Telegrafi/

Exit mobile version