Telegrafi

Nuhiu: Ndeshje të lehta nuk ka, kjo ndeshje mësim për ne

Drita ka zhvilluar sot ndeshjen e parë në edicionin 2020/21 në Superligë, duke mundur Besën me rezultat 3-1 në Gjilan.

Trajnerin Ardian Nuhiu i ka paralajmëruar lojtarët e tij se ndeshjes të lehta nuk ka.

“Kjo ndeshje flet shumë. Diferencat janë shumë të vogla mes skuadrave. Këto ndeshje dijnë të jenë të vështira”, deklaroi Nuhiu për Art Sport.

“Në momentin që mendon se e ke fituar ndeshjen para se të nisësh mund të ballafaqohesh me situata të tilla”.

“Ndoshta edhe për meritë të kundërshtarit, por ne është dashur të luajmë më shpejtë në momente të caktuara. Le të shërbejë kjo një mësim i mirë për ne”.

“Jam i kënaqur sikurse me grupin që kam patur, po ashtu edhe me ardhjet e reja. Disa nga lojtarët nuk janë në gjendjen më të mirë fizike, por presim që nga java në javë të vijnë në formë optimale”, u shpreh Nuhiu.