Telegrafi

Nuhiu mposht shpresat e Shqipërisë

Austriakët kaluan në epërsi të dyfishtë pas vetëm pesë minutash, ndërsa e trefishuan atë që në pjesën e parë të ndeshjes së vlefshme për kampionatin evropian U21, Euro 2011.

Preshevari 20-vjeçar, i lindur në Prishtinë, Atdhe Nuhiu, solli avantazhin e parë për vendasit që në minutën e tretë, ndërsa atë e dyfishoi Andreas Weimann pas vetëm dy minutash tjera. Shumë shpejt erdhi edhe goli i dytë i Nuhiut, i cili trefishoi rezultatin në minutën e 13-të të lojës.

E gjithë çfarë arritën të rinjtë kuqezi ishte ngushtimi i rezultatit në 3-1 me anë të mesfushorit Odise Roshi.