Drita ka pësuar humbje në udhëtim te Drenica në kuadër të xhiros së 23-të në BKT Superligë.
Gjilanasit janë mposhtur me rezultat të pastër 2-0, në një ndeshje ku asgjë nuk shkoi në të mirë të tyre.
Fatlum Gashi dhe Kreshnik Uka shënuan për vendasit, derisa Marko Simonovski për ekipin mysafir.
Për humbjen e pësuar në Skenderaj ka folur edhe trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu i cili ka marrë përgjegjësinë për këtë disfatë.
“Nuk duhet të arsyetohemi me terrenin, skuadra kundërshtare konkretizoi raste, sot maksimumi i skuadrës sonë ishte kjo, humbja na vështirëson rrugëtimin në vazhdimin e kampionatit, përgjegjësitë e humbjes i marrë vet“, tha Nuhiu.
“Djemtë u angazhuan shumë dhe përgjegjësia më takon vetëm mua për këtë humbje”, u shpreh Nuhiu.
Tutje trajneri i Dritës foli edhe se si do t’i motivojë futbollistët për derbin ndaj Gjilanit.
“Në derbi nuk ka nevojë për motivim, futbollistët e dinë rëndësinë e derbit të Anamoravës dhe do të tentojmë të rikthehemi te fitoret”, u shpreh Nuhiu. /Telegrafi/