Telegrafi

Nuhiu merr përgjegjësinë për humbjen, falënderon tifozët e Dritës për mbështetjen

Drita ka pësuar humbjen e dytë këtë kampionat, teksa është mposhtur në udhëtim te Llapi me rezultat të thellë 4-1.

Ka qenë një ndeshje spektakolare nga vendasit të cilët në pjesën e parë realizuan katër gola duke siguruar fitoren.

Trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu ka thënë pas ndeshjes se kjo humbje do t’i shërbejë për të ardhmen të mësojnë, teksa ka falënderuar Intelektualët për mbështetjen e madhe.

“Fillimisht dua t’i falënderojë tifozët tanë Intelektualët që pavarësisht humbjes dhe rezultatit gjatë gjithë ndeshjes na kanë mbështetur pa fund”.

“Gjithë përgjegjësinë për këtë humbje e marrë unë, pasi kam bërë gabime në formacion dhe në futbollistë”, tha Nuhiu.

“Gjithsesi kjo humbje do të na shërbejë për të ardhmen që të mësojmë nga kjo dhe të reagojmë në ndeshjet e ardhshme”, u shpreh trajneri i Dritës.

Drita përkundër humbjes vazhdon të mbetet në pozitën e parë në tabelë me 30 pikë, katër më shumë se Ballkani që ka tre ndeshje më pak. /Telegrafi/