Trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu ka folur pas fitores ndaj Malishevës, ku ka treguar se ndihet i lumtur me paraqitjen e lojtarëve të tij.
Drita ka fituar me rezultat të ngushtë 2-1 në udhëtim te Malisheva në ndeshjen e vlefshme për javën e 21-të në BKT Superligën e Kosovës.
Kjo fitore e ka lumturuar trajnerin e gjilanasve, i cili ka përgëzuar futbollistët e tij.
“Jam shumë i kënaqur me mënyrën se si luajtëm. Kam futbollistë me përvojë që e njohin shumë mirë kampionatin. Këtë e dëshmuan me mënyrën se si e mbrojtën rezultatin”, ka thënë fillimisht Nuhiu pas ndeshjes.
“Jam i kënaqur me angazhimin e të gjithë futbollistëve. Mendoj se e kemi menaxhuar shumë mirë këtë takim”.
Në fund, Nuhiu foli edhe për takimin e ardhshëm ndaj liderit aktual, Ballkanit.
“Ne do ta analizojmë mirë Ballkanin, ata kanë ndoshta trajnerin më të mirë në trojet shqiptare. Ne do të përgatitemi në mënyrën më të mirë“, përfundoi trajneri i Dritës. /Telegrafi/