Telegrafi

Nuhiu: Luajtëm mirë edhe pse humbëm

Skuadra gjilanase Drita e ka pësuar humbjen e dytë brenda tre javëve dhe të tretën në përgjithësi.

Gjilanasit janë mposhtur sërish në kryeqytet, derisa këtë herë pësuan nga Flamurtari me rezultat minimal 1-0.

Kryetrajneri i ‘bardhekaltërve’, Ardian Nuhiu, foli pas kësaj ndeshje, teksa qau mungesën e futbollistit Izair Emini.

“Kemi humbur por them se kemi luajtur lojë të mirë sidomos në pjesën e parë kur qëlluam dy herë shtylla”.

“Edhe pjesën e dytë e nisëm mirë krijuam raste por nuk shënuam ndërsa pësuam gol dhe kjo na ndëshkoi shumë. Ne duhet të mendojmë për ndeshjet e radhës”.

“Shpresoj të kthehet edhe Izair Emini nga lëndimi që po na mungon shumë dhe të mendojmë për rezultate të mira”, ka thënë Ardian Nuhiu.

Tashmë Drita mbetet pesë pikë prapa liderit Ballkanit në tabelë. /Telegrafi/