Drita ka barazuar në shtëpi ndaj Prishtinës (0-0), në kryendeshjen e xhiros së 12-të në Superligën e Kosovës.
Pavarësisht rasteve dhe penaltisë së humbur, trajneri i kësaj skuadre, Ardian Nuhiu, pas ndeshjes është shfaqur i lumtur me atë se çfarë treguan futbollistët e tij në këtë përballje.
“Mendoj se kemi bërë një ndeshje të mirë, futbollistët dhanë maksimumin, kemi krijuar shumë në pjesën e parë, më vjen keq që nuk fituam, treguam që jemi nivel i lartë dhe kemi shumë cilësi”.
“Penalltia edhe mund të humbet, pas penalltisë kemi krijuar mjaft raste, por thjesht mungoi fati”, përfundoi ai.
Drita mbetet në pozitën e dytë të renditjes tabelare me 23 pikë të grumbulluara. /Telegrafi/