Trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu, është ndarë i kënaqur me fitoren ndaj Ballkanit në kuadër të javës së gjashtë.
Drita fitoi me rezultat 2-0 ndaj Ballkanit, që kishte vendosur të bënte rrotacion në këtë përballje, pasi në mesjavë luanë në Ligën e Konferencës.
“Skuadra ka krijuar, por duhet të kesh fat për të shënuar. Futbollistët treguan personalitet dhe karakter. Dua t’i falënderoj tifozët ‘Intelektualët’ për përkrahjen, sepse kjo skuadër po bën shumë mirë”.
“Luajti mirë edhe ndaj një ekipi siç është Ballkani. Ka ecuri shumë të mirë si në kampionat ashtu edhe në Evropë”.
“Jemi ende herët. Duhet t’i marrim ndeshjet një nga një. Kampionati është i rivalizuar dhe të shtyn ta bësh maksimumin”, ka thënë Nuhiu. /Telegrafi/