Telegrafi

Nuhiu i kënaqur me paraqitjen e futbollistëve të tij, thotë se iu mungoi fati për t’i marrë tre pikët

Drita dhe Ballkani kanë luajtur baras në derbin e xhiros së 15-të në Albi Mall Superligë me rezultat 2-2.

Ka qenë një ndeshje shumë e mirë me raste të shumta shënimi, por që në fund nuk solli fitues.

Besnik Krasniqi dhe Marko Simonovski realizuan për vendasit, derisa Albin Berisha dhe Albion Rrahmani ishin shënuesit e golave për mysafirët.

Trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu ka thënë pas ndeshjes se ishin më lart se Ballkani, por që i mungoi fati pasi krijuan më shumë.

“Jam i kënaqur me futbollistët të cilët bënë maksimumin. Ishim dy herë në avantazh. Kishim mundësi ta mbyllnim ndeshjen, ku patëm dy raste për ta bërë 3:1. Kur nuk shënon, mbetet ai ligji që pastaj vjen ndëshkimi”.

“I përgëzoi lojtarët për luftën që treguan. Ishim më lart se Ballkani, por na mungoi fati për ta fituar ndeshjen”, tha Nuhiu.

Drita vazhdon në krye të tabelë me 31 pikë, katër më shumë se Ballkani që ndodhet në vendin e dytë me tre ndeshje më pak të zhvilluara. /Telegrafi/