Site icon Telegrafi

Nuhiu i kënaqur me mënyrën se si përfundoi ndeshja ndaj Trepçës ’89

(Foto: Facebook/Drita FC/Lumi HD)

Ardian Nuhiu është deklaruar pas barazimit 2-2 të Dritës në ndeshjen e parë të sezonit 2022/23 në BKT Superligën e Kosovës si mysafir i Trepçës ’89.

Strategu i skuadrës nga Gjilani ka thënë se fillimi i tyre ishte i dobët, por që ishin të kënaqur me mënyrën se si e përfunduan.

“Filluam keq. Ishim me vonesë dhe nuk luajtëm ashtu siç ne ishim përgatitur. Ishim të ngathët dhe krijuam pak raste”, ka deklaruar fillimisht ai.

Lexo po ashtu Vetëm pjesa e parë: Brentford po e demolon Manchester Unitedin

“Ne nuk realizuam më herët, ndërsa kundërshtari i shfrytëzoi mundësitë që i pati. Pas gjithë asaj që shkoi keq, kishim edhe zëvendësime të detyrueshme”.

“Dhe kur e shoh përfundimin e ndeshjes, duhet të jemi të kënaqur”, ka shtuar më tej Nuhiu. /Telegrafi/

Exit mobile version