Drita në javën e 18-të ka barazuar me Arbërinë 1-1 në shtëpi.
Kampioni në fuqi i Kosovës ishte në epërsi falë golit nga Kastriot Rexha, por një autogol nga Hamdi Namani bëri që ndeshja të përfundonte 1-1.
Trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu për “Art Sport” ka folur pas ndeshjes, ku tha se është i kënaqur me lojën, por jo me rezultatin.
“Kemi grup mjaftë cilësor dhe po paraqitemi mirë, e kemi ditur se do jetë e vështirë pasi nuk ka ndeshje të vështira. Nuk jam i kënaqur me rezultatin, por po me lojën pasi patëm raste të mira, por rregull i pashkruar i futbollit… kur nuk shënon edhe pëson”, tha Nuhiu.
“Arbëria nuk kishte asnjë rast deri para golit, ne mundëm ta mbyllim ndeshjen por nuk patëm fat. Deri më sot nuk kemi menduar për ndeshjet e radhës, kemi ndeshje kupe para Prishtinës, do e përgadisim mirë edhe atë ndeshje”- përfundoi trajneri.
Drita me këtë barazim gjendet në pozitën e parë me 40 pikë, kurse Arbëria në vendin e gjashtë mbyll sezonin vjeshtor me 21 pikë. /Telegrafi/